Policia arreston dy persona në Ferizaj, u kapën me drogë
Dy persona janë arrestuar nga Policia në fshatin Dardani të Ferizajt, pasi gjatë një kontrolli në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 6.91 gramësh. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit në prani të prokurorit, të dyshuarit janë…

Lajme
Dy persona janë arrestuar nga Policia në fshatin Dardani të Ferizajt, pasi gjatë një kontrolli në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 6.91 gramësh.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit në prani të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/