Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri
Opinionistja Aida Dërguti tha se oferta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn është e pandershme. Sipas Dërgutit, oferta është shumë vogël, sepse Kurti përballë opinionit duket gjeneroz gjoja se jep dy ministri për një parti që është që tri mandate në Kuvend. “Në fakt, lëvizja e Limajt qysh…

Lajme
Opinionistja Aida Dërguti tha se oferta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn është e pandershme.
Sipas Dërgutit, oferta është shumë vogël, sepse Kurti përballë opinionit duket gjeneroz gjoja se jep dy ministri për një parti që është që tri mandate në Kuvend.
“Në fakt, lëvizja e Limajt qysh në fillim e prishi opsionin e qeverisjes së partive që kanë qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar. Në javën e parë menjëherë iu ofrua partisë VV, dhe ka qenë çështje pazaresh me idenë e postit të kryeparlamentarit. Oferta e Kurtit është bukur shumë e pandershme, dëshiron të duket gjeneroz përballë opinionit”, tha Dërguti në Klan Kosova.