Hoxha thotë se censura në Kuvend po bëhet edhe nga regjia në kamera – Kur ajo po “fliste me letra” në foltore, transmetohet Dehari

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar në lidhje me ndaljen e fjalës që po iu bëhet nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari. Ajo ka thënë se përveç kësaj, censura në Kuvend ka kaluar çdo nivel e gjithashtu edhe tek regjia në kamera, pasi që sipas saj kur ajo po i thoshte mendimet e saj…

Lajme

21/07/2025 14:44

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar në lidhje me ndaljen e fjalës që po iu bëhet nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Ajo ka thënë se përveç kësaj, censura në Kuvend ka kaluar çdo nivel e gjithashtu edhe tek regjia në kamera, pasi që sipas saj kur ajo po i thoshte mendimet e saj përmes disa letrave të shkruara, regjia kishte hequr atë nga transmetimi dhe po e transmetonin Avni Deharin.

“Në videon sipër të regjistruar nga kamerat e Kuvendit në momentin që unë e vazhdoj qëndrimin në foltore duke e shpalosë fjalën time përmes fletave të shkruara, kamera e Kuvendit zhvendoset tek z.Dehari dhe rri aty deri sa të përfundoj qëndrimi im politik. Thjeshtë neglizhon prezencën time në foltore dhe aktivitetin tim politik aty – qëllimshëm. Në videon poshtë të xhiruar nga mediat e lira që përcjellin seancën në Kuvend e gjeni komplet pamjen dhe qëndrimin tim politik. Vlerësojeni vet deri ku ka mbërri censura dhe si është degraduar institucioni”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë: