Blerja e re Barcelonës zbarkon në Spanjë
Marcus Rashford ka mbërritur në Barcelonë dhe është gati për aventurën e re nën drejtimin e Hansi Flick. Sulmuesi anglez transferohet nga Manchester United në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro. Barcelona do të mbulojë pagën e tij, e cila është reduktuar me 15%. Juventusi kishte shfaqur interes, por Rashford i…

Sport
Marcus Rashford ka mbërritur në Barcelonë dhe është gati për aventurën e re nën drejtimin e Hansi Flick. Sulmuesi anglez transferohet nga Manchester United në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.
Barcelona do të mbulojë pagën e tij, e cila është reduktuar me 15%. Juventusi kishte shfaqur interes, por Rashford i ka dhënë përparësi katalanasve.
Pas një sezoni të dobët te United dhe eliminimit në finalen e Europa League ndaj Tottenhamit, Rashford kërkon të rilindë në Camp Nou dhe të bëhet pjesë e një sulmi të frikshëm përkrah Yamal, Raphinhas dhe Lewandowskit.