“Mos udhëtoni me pasaportë të skaduar”, MPJD paralajmëron qytetarët: Verifikoni dokumentet para udhëtimit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës me dokumente me afat të skaduar, përmes transportit rrugor. Përmes këtij njoftimi, MPJD ka theksuar se gjatë tranzitit kërkohen dokumente të vlefshme, udhëtimi- pa përjashtim. “Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e…

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës me dokumente me afat të skaduar, përmes transportit rrugor.
Përmes këtij njoftimi, MPJD ka theksuar se gjatë tranzitit kërkohen dokumente të vlefshme, udhëtimi- pa përjashtim.
“Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi. Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre”, thuhet në njoftim.
MPJD luti qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë.
“Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Lajmi.net/