30 ditë paraburgim për ndihmësin e Petkoviqit, Lista Serbe i akuzon ndërkombëtarët që po e tolerojnë Kurtin
Igor Popovic, ndihmësdrejtori i të ashtuquajturit drejtorit të “Zyrës për Kosovën”, Petar Petkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, pasi kishte fyer UÇK-në në Rahovec. Kjo është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Për këtë ka reaguar Lista Serbe, duke spekuluar se gjykata e mori vendimin me urdhër të kryeministrit në detyrë Albin…

Lajme
Igor Popovic, ndihmësdrejtori i të ashtuquajturit drejtorit të “Zyrës për Kosovën”, Petar Petkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, pasi kishte fyer UÇK-në në Rahovec.
Kjo është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Për këtë ka reaguar Lista Serbe, duke spekuluar se gjykata e mori vendimin me urdhër të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Madje, Lista Serbe thotë se “nuk ka popull më të persekutuar në Evropë sesa serbët në Kosovë”.
Ata kritikojnë edhe ndërkombëtarët për siç thonë “tolerim të Albin Kurtit”. Po ashtu thonë se “këto veprime pengojnë dialogun”.
“Në shënjestër të regjimit të Kurtit ishte përsëri Igor Popoviq, një njeri që gjithmonë, ndërsa tani, ka qenë dhe ka qëndruar pranë popullit të tij – duke ndarë me ta momente të rënda, presione dhe vuajtje, duke treguar dashuri dhe besnikëri të pavetëdijshme ndaj popullit serb në këto anë”, thuhet ndër tjerash në komunikatën propagandistike të Listës Serbe.