Artan Abrashi zyrtarizohet si kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zyrtarizuar sonte në Prizren kandidaturën e Artan Abrashit për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Në një ngjarje të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës, Kurti tha se Abrashi është një figurë me vizion, i ndershëm dhe…

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zyrtarizuar sonte në Prizren kandidaturën e Artan Abrashit për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në një ngjarje të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës, Kurti tha se Abrashi është një figurë me vizion, i ndershëm dhe punëtor, duke theksuar se VV po hyn në këto zgjedhje me një ekip të fortë dhe një program të qartë për ndryshim dhe përparim në qytet, transmeton lajmi.net
Ndërkohë që Vetëvendosje vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale në gjithë vendin, sot Kurti zhvilloi edhe një takim të rëndësishëm me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës.
Takimi u zhvillua në lagjen “Pejton” në Prishtinë, mirëpo as VV e as Nisma nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare për atë që është diskutuar mes dy liderëve. Sipas burimeve jozyrtare të mediave, bisedimet janë përqendruar në temat rreth konstituimit të Kuvendit dhe ndarjes së mundshme të disa pozicioneve qeveritare./lajmi.net/