Barcelonës nuk po i shkon me transferime, Bayern arrin marrëveshje me Luis Diaz

Pas Nico Williams i cili vazhdoi kontratën me Atletiko Bilbaon, Barcelona ka humbur garën me një tjetër futbollist. Sipas asaj që raporton gazeta gjermane ‘BILD’, Bayern Munich ka arritur marrëveshje me futbollistin e Liverpulit, Luis Diaz. Raportohet se kolumbian ka rënë dakord me kampionin gjerman për një kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 14 milionë…

Sport

18/07/2025 17:12

Pas Nico Williams i cili vazhdoi kontratën me Atletiko Bilbaon, Barcelona ka humbur garën me një tjetër futbollist.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane ‘BILD’, Bayern Munich ka arritur marrëveshje me futbollistin e Liverpulit, Luis Diaz.

Raportohet se kolumbian ka rënë dakord me kampionin gjerman për një kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 14 milionë eurosh bruto në vit.

Megjithatë, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis Bayernit dhe Liverpoolit në lidhje me transferimin e 28-vjeçarit.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, negociatat midis dy klubeve po përparojnë dhe janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

Shuma përfundimtare e transferimit pritet të jetë rreth 80 milionë euro. Oferta e fundit e Bayernit ishte 67.5 milionë euro, por Liverpooli e refuzoi atë.

Diaz ka luajtur për Liverpoolin që nga viti 2022. Ai ka bërë 148 paraqitje për ekipin, duke shënuar 41 gola dhe duke dhënë 23 asiste.