“Duhet bashkëpunim për zgjidhje të shpejtë dhe demokratike” – Osmani takohet me Fatmir Limajn
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ky takim është zhvilluar në kuadër të konsultimeve të Presidentes me subjektet politike parlamentare për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Takimi ndodh në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ky takim është zhvilluar në kuadër të konsultimeve të Presidentes me subjektet politike parlamentare për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Takimi ndodh në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, konkretisht deri më 26 korrik, raporton lajmi.net
Osmani theksoi se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe potencoi rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit, në interes të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit.
Njofimi i plotë:
Presidentja Osmani zhvilloi takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj
Në kuadër të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.
Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik.
Presidentja Osmani theksoi se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe potencoi rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit, në interes të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit./Lajmi.net/