Lipjan: Zgjatet orari i punës në Gjendjen Civile për shkak të fluksit të kërkesave
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Sektorin e Gjendjes Civile, në kuadër të Drejtorisë për Administratë, për periudhën nga 21 korrik deri më 30 gusht 2025. Sipas vendimit, ky sektor do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00, përfshirë edhe…

Lajme
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Sektorin e Gjendjes Civile, në kuadër të Drejtorisë për Administratë, për periudhën nga 21 korrik deri më 30 gusht 2025.
Sipas vendimit, ky sektor do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00, përfshirë edhe kohën e pauzës (12:00–13:00), gjatë së cilës do të punohet me rotacion, për të përballuar fluksin e shtuar të qytetarëve, transmeton lajmi.net
Ky ndryshim është bërë për të përmbushur kërkesat në rritje për dokumentacion personal, veçanërisht nga bashkatdhetarët që gjatë verës qëndrojnë në vendlindje dhe kanë nevojë për shërbime administrative.
Komuna e Lipjanit thekson se mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe efikase për të gjithë qytetarët, duke u përshtatur me kërkesat sezonale.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Sektorin e Gjendjes Civile, që funksionon në kuadër të Drejtorisë për Administratë.
Sipas këtij vendimi, nga data 21 korrik 2025 deri më 30 gusht 2025, Sektori i Gjendjes Civile do të punojë me orar të zgjatur, nga ora 08:00 deri në 16:00, çdo ditë pune, përfshirë edhe periudhën e pauzës (12:00–13:00), gjatë së cilës do të punohet me rotacion.
Ky vendim është marrë për shkak të fluksit të shtuar të kërkesave për shërbime që lidhen me dokumentacionin personal, veçanërisht nga bashkatdhetarët që gjatë kësaj periudhe qëndrojnë në vendlindje dhe kanë nevojë për rregullimin e dokumenteve.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore dhe efikase për të gjithë qytetarët, duke u përshtatur me kërkesat dhe nevojat e tyre, veçanërisht gjatë sezonit veror.