Zyrtare: Mesfushori i Kosovës, Art Smakaj transferohet te LASK Linz, firmos deri në vitin 2028
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Art Smakaj, ka kompletuar transferimin te skuadra austriake LASK Linz, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. 22-vjeçari erdhi nga Lokomotiva Zagreb pas një sezoni të suksesshëm në kampionatin kroat, ku regjistroi 32 ndeshje, shënoi 2 gola dhe dhuroi 5 asistime, transmeton lajmi.net Te skuadra nga Bundesliga e Austrisë,…

Sport
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Art Smakaj, ka kompletuar transferimin te skuadra austriake LASK Linz, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
22-vjeçari erdhi nga Lokomotiva Zagreb pas një sezoni të suksesshëm në kampionatin kroat, ku regjistroi 32 ndeshje, shënoi 2 gola dhe dhuroi 5 asistime, transmeton lajmi.net
Te skuadra nga Bundesliga e Austrisë, Smakaj do të bartë fanellën me numrin 5. Ai do të jetë bashkëlojtar me një tjetër futbollist të Kosovës, Valon Berishën./lajmi.net/