Prokuroria Speciale kërkon një muaj paraburgim për Bojan Jevtiq, policin e arrestuar nën dyshimin për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj ish-policit Bojan Jevtiq, i cili po akuzohet për spiunazh. Prokurori special, Bekim Kodraliu, theksoi se bazuar në provat e mbledhura, janë duke kërkuar masa paraburgimi, transmeton lajmi.net “Sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Bojan Jevtiq… kemi siguruar prova të…

Lajme
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj ish-policit Bojan Jevtiq, i cili po akuzohet për spiunazh.
Prokurori special, Bekim Kodraliu, theksoi se bazuar në provat e mbledhura, janë duke kërkuar masa paraburgimi, transmeton lajmi.net
“Sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Bojan Jevtiq… kemi siguruar prova të mjaftueshme materiale dhe personale…” – tha Kodraliu.
Ai gjithashtu konfirmoi se ndër provat e sekuestruara janë dokumente konfidenciale, armë e municion si dhe një shumë e konsiderueshme parash, përfshirë 10,600€ dhe dy milionë dinarë serbë.
“Janë dokumente konfidenciale… për momentin dhe për shkak të hetimeve që jemi duke zhvilluar… janë 2 milionë dinarë serbë, 10 mijë e 600 franga të cilat… nuk ka mundur t’i justifikojë…”
Avokati i Jevtiq, Millosh Nikoliq, deklaroi nga ana e tij se janë ofruar 15,000 euro garanci dhe se klienti i tij do të bashkëpunojë me institucionet.
“Bojan Jevtiq është pjesëtar i Policisë së Kosovës… kemi ofruar masën e garancisë në shumën prej 15.000 eurosh. …Vendimi për paraburgimin ende nuk është marrë. Do të merret për dy orë…”
Po ashtu, vëllai i të akuzuarit, Lubisha Jevtiq, theksoi besimin te pafajësia e tij, duke përmendur karrierën 23-vjeçare pa njollë dhe angazhimin për familjen. “Mendoj se vëllai im është ndaluar pa asnjë bazë… do të lirohet.”
Sipas burimeve të KosovaPress-it, Bojan Jevtiq dyshohet se ka shpërndarë plane operative sensitive që lidhen me sigurinë në zonën kufitare.
Ai u arrestua të enjten në pikëkalimin “Dheu i Bardhë”, gjatë një aksioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale, Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi në shërbim të agjencisë serbe të inteligjencës, BIA./lajmi.net/