U përpoq t’i shmanget doganës në Aeroportin “Adem Jashari” – ndalohet një person me pajisje elektronike me vlerë mbi 11 mijë euro

Njësitë doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë sekuestruar 15 pajisje elektronike Indoor LED Display, të padeklaruara nga udhëtari gjatë një kontrolli rutinë. Vlera totale e mallit është 11,370 euro, transmeton lajmi.net Malli, i cili dyshohet të jetë futur pa kryer procedurat doganore të nevojshme, është konfiskuar menjëherë, ndërsa rasti është referuar për trajtim te…

Lajme

18/07/2025 14:53

Njësitë doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë sekuestruar 15 pajisje elektronike Indoor LED Display, të padeklaruara nga udhëtari gjatë një kontrolli rutinë.

Vlera totale e mallit është 11,370 euro, transmeton lajmi.net

Malli, i cili dyshohet të jetë futur pa kryer procedurat doganore të nevojshme, është konfiskuar menjëherë, ndërsa rasti është referuar për trajtim te sektori për kundërvajtje doganore.

Dogana ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj detyrës për parandalim të kontrabandës dhe për ruajtjen e sigurisë ekonomike të vendit.

Postimi i plotë:

Zbulim i mallit të padeklaruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentim‑importit të mallrave të padeklaruara në Aeroport.

Gjatë kontrollit të zakonshëm, njësitet doganore kanë identifikuar një sasi prej 15 copë pajisje elektronike të tipit Indoor LED Display, me vlerë të përgjithshme prej 11,370.00 €. Malli dyshohet se është tentuar të futet pa kryer procedurat doganore të rregullta.

Mallrat janë konfiskuar si dhe rasti është proceduar tek sektori për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe garantimin e sigurisë ekonomike të vendit./lajmi.net/