70 raste të dhunës në familje brenda një jave trajtohen nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

Në periudhën 11-18 korrik, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 72 raste të reja në gjithë Kosovën. Nga këto, 70 raste kanë qenë të dhunës në familje, ndërsa 2 raste për sulm seksual. Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar në gjykatë 9 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje dhe 7 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje…

Lajme

18/07/2025 14:32

Në periudhën 11-18 korrik, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 72 raste të reja në gjithë Kosovën. Nga këto, 70 raste kanë qenë të dhunës në familje, ndërsa 2 raste për sulm seksual.

Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar në gjykatë 9 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje dhe 7 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente, si dhe është miratuar 14 aktvendime. Po ashtu, janë zhvilluar 92 seanca gjyqësore dhe 12 seanca në prokurori, transmeton lajmi.net

ZMNV ka ofruar gjithashtu 78 këshilla juridike, ka përfaqësuar raste në polici dhe strehimore, si dhe ka ndihmuar në përgatitjen e 10 aktgjykimeve dënuese dhe 2 vendimeve për kompensimin e viktimave.

Komunikata e plotë:

(Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave)

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 72 raste për periudhën 11.07.2025 – 18.07.2025

Prishtinë, 18 korrik 2025 – Gjatë periudhës njëjavore të punës në ZMNV, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 72 raste të reja të paraqitura, prej tyre:

70 raste – dhunë në familje;
2 raste – sulm seksual;
9 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë;
7 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME);
1 kërkesë për ndryshim të UM-së nga pala;
14 aktvendime të aprovuara;
3 aktvendime të refuzuara;
92 seanca gjyqësore;
12 seanca në prokurori;
78 këshilla juridike;
10 aktgjykime dënuese;
2 vendime për kompensimin e viktimave;
1 kërkesë për kompensim nga fondi për viktima;
2 deklarata mbi dëmin;
1 përfaqësim i rastit në polici;
1 përfaqësim i rastit në strehimore./lajmi.net/