Ganimete Musliu e quan “pushim luksoz” udhëtimin e Kurtit në Greqi: Po shpenzon para publike derisa vendi është pa institucione
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e tij në Simpoziumin e 27-të Ndërkombëtar të Symi-t në Skiathos të Greqisë, duke e cilësuar këtë si “pushim luksoz” që po paguhet nga buxheti i Kosovës. Musliu ka ngritur dyshime për keqpërdorim të parasë publike në këtë udhëtim, duke…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e tij në Simpoziumin e 27-të Ndërkombëtar të Symi-t në Skiathos të Greqisë, duke e cilësuar këtë si “pushim luksoz” që po paguhet nga buxheti i Kosovës.
Musliu ka ngritur dyshime për keqpërdorim të parasë publike në këtë udhëtim, duke thënë se nuk ka asnjë përfitim për Kosovën nga ky forum, transmeton lajmi.net
“Pjesëmarrja e Kurtit me kosto akomodimi prej minimumi 700 euro nata, ngre dyshime për keqpërdorim të fondeve publike,” shkruan ajo në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
“Katundi digjet K….* krihet”
Bazuar në informacionin e disponueshëm dhe kontekstin e Simpoziumit të 27-të ndërkombëtar te Symi ne Skiathos, ngjarje kjo e cila shënoi 20 vjetorin e UNAOC dhe u fokusua në tema globale si “Navigating Multipolartiy: Rethinking Multilaterism for a Fregmented World”, ku po merr pjesë Albin Kurti nuk është aspak relevant për Kosovën.
I gjithë organizimi duket më shumë si një platformë celebruese (sepse kjo organizatë duhet të vijë disi deri të fondet) sesa si një mundësi konkrete për të adresuar çështjet kryesore te Kosoves dhe për të gjetur mbështetje për zgjidhjen e shumë sfidave me të cilat po përballet Kosova.
Pjesemarrja e Kurtit me kosto akomodimi prej min. 700-euro nata, ngre dyshime per keqpërdorim të fondeve publike, veçanërisht kur Kosova po përballet me sfida te renda ekonomike (16.6% varfëri dhe 16.3 papunësi) dhe politike (pa kuvend, pa qeveri, pa institucione).
Forumet e tilla, pa ndikim te qartë në normalizimin e marrdhenieve të Kosovës me shtetet e tjera, njohjeve të reja apo integrimit të Kosovës në BE, bëhën vetëm për tangërllëk personal dhe pushime luksoze të Albinit, në kurriz të buxhetit publik të Republikës së Kosovës.
Natyrisht që për të zhvendosur vëmendjen nga sjelljet e Albin Kurtit i cili po i ikë përgjegjësisë politike duke keqpërdorur edhe paranë publike, militantët e tij mundohen të na e shesin këtë pushim luksoz të guru-t të tyre si një e arritur shtetërore, por kësaj i thonë thjeshtë: “Katundi digjet K….* krihet”.
Faktet flasin me gjuhë të pandikuar për mungesën e transparences lidhur me qëllimin dhe financimin e udhëtimit. Prandaj edhe i ka kapur siklet i madh sejmenët e VV-së në krye me kapuçkuqen greke, sepse po shihet shumë qartë që ky udhëtim nuk i lëverdisë asgjë Kosovës. Thënë troç, ky udhëtim është një pushim luksoz për Albinin dhe personat që ai i takon atje nuk janë miq të vendit tonë.
Dhe kjo duhet ndjekur me seriozitet nga organet përgjegjëse./lajmi.net/