Rregullohet varri i Faton Hajrizit, nesër përkujtohet në njëvjetorin e vrasjes së tij

Faton Hajrizi, mbeti i vrarë më 19 korrik të vitit 2024 në afërsi të Loznicës të Serbisë. Kështu pati konfirmuar ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mesditën e 19 korrikut, ku ende nuk dihej kush ishte shqiptari i vrarë atje, transmeton Klankosova.tv. I dënuar për disa vepra penale, Hajrizi pati vetëm 13 ditë i…

Lajme

18/07/2025 08:40

Faton Hajrizi, mbeti i vrarë më 19 korrik të vitit 2024 në afërsi të Loznicës të Serbisë.

Kështu pati konfirmuar ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mesditën e 19 korrikut, ku ende nuk dihej kush ishte shqiptari i vrarë atje, transmeton Klankosova.tv.

I dënuar për disa vepra penale, Hajrizi pati vetëm 13 ditë i pati në “liri” pas arratisjes së tij për herën e nëntë nga burgu.

Rikthimi i turpit të Fatonit në Kosovë, ishte sfiduese, pasi shtetit serb e mbajti atë pa lejuar as familjen e tij ta shihte.

Megjithëse, vetëm më 8 gusht u konfirmua se ishte Faton Hajrizi ai që mbeti i vrarë në Loznicë të Serbisë.

Një vit më pas, varri i tij në Klinë është rregulluar, dhe gjithçka është gati që të përkujtohet Hajrizi në njëvjetorin e vrasjes.

Mediumi “klankosova” ka publikuar një fotografi të varrit të Hajrizit.