Hoti godet Osmanin: Do të mbahet mend si mashtruesja më e madhe e elektoratit të LDK-së

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila e cilësoi atë si “tepër jorelevant” dhe tha se nuk dëshiron t’i kushtojë as edhe një sekondë. Në një postim në Facebook, Hoti e akuzoi Osmanin për mungesë të rezultateve gjatë mandatit të saj presidencial dhe…

Lajme

17/07/2025 18:33

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila e cilësoi atë si “tepër jorelevant” dhe tha se nuk dëshiron t’i kushtojë as edhe një sekondë.

Në një postim në Facebook, Hoti e akuzoi Osmanin për mungesë të rezultateve gjatë mandatit të saj presidencial dhe për, siç tha ai, mashtrime të njëpasnjëshme që tani po dalin në shesh.

“Po i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin. Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa”, ka shkruar ai, raporton lajmi.net

Hoti akuzoi presidenten se në prill, kur i përfundon mandati, do të mbahet përgjegjëse për dëmet që, sipas tij, i janë shkaktuar shtetit të Kosovës.

“Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës”, theksoi ai.

Më tej, Hoti shtoi se Osmani do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit të djathtë të LDK-së, ndërsa e akuzoi për heshtje ndaj vendimeve të drejtësisë që, sipas tij, konfirmojnë uzurpimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, përfshirë edhe partinë Guxo.

Postimi i plotë

Po i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës.

Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa.

Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së.

Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës.

Asnjë fjalë nuk e flet për vendimet e organeve të drejtësisë që konstatojnë uzurpimin e institucioneve nga LVV dhe partnerët e saj, përfshirë ish-partinë e saj Guxo./Lajmi.net/