Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj 10 personave për disa vepra penale
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndihmë në kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K, me datë 23 prill 2024, rreth orës 1:10, në një lokal në…

Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndihmë në kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K, me datë 23 prill 2024, rreth orës 1:10, në një lokal në Pejë, duke gjuajtur eksplozivë dhe me veprimet e tij të rrezikshme ndaj lokali, ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe ka shkaktuar dëme materiale, derisa i pandehuri paraprakisht ishte furnizuar në pompë të derivateve prej 1.5 litra dhe me të njëjtën e kishte hedhur në drejtim të lokalit duke ia vënë zjarrin.
Gjithashtu, i pandehuri B.K, akuzohet edhe për veprën penale “Kanosja”, përderisa ishte duke u transportuar në stacionin policor, ka kanosur zyrtarin policor me fjalët “a e desh uniformën ti, shihemi pa uniforme, e sheh ti kush jam unë Peja është e vogël”, duke vazhduar me fjalë kanosëse edhe në stacionin policor ndaj zyrtarit policor me fjalët “pse po bëhesh si polici Triumf Riza, a e din se fati i tij te pret edhe ty”.
Ndërsa tre të pandehurit M.E, D.B dhe L.A, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Gjashtë të pandehurit, A.R, A.M, T.M, E.B, A.K dhe Y.D, në bashkëkryerje natën kritike, pasi gjuhet eksplozivi në lokal nga i pandehuri, shkojnë tek të pandehurit, këtë rast të dëmtuarit dhe i grushtojnë e i shkelmojnë duke ju shkaktuar lëndime, për çka akuzohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
I pandehuri, A.R, akuzohet edhe për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj” për shkak se natën kritike me thikë kishte shpuar gomat e veturës, e cila ishte shfrytëzuar nga të pandehurit për djegien e lokalit.