Dy persona nën hetime për deklarim të rremë pas një aksidenti në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një aksident trafiku me lëndime trupore të ndodhur më 16 korrik në kryeqytet. Njësia e trafikut të kryeqytetit ka ndërmarrë veprime hetimore menjëherë pas raportimit të aksidentit për të sqaruar rrethanat e…

Lajme

17/07/2025 15:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një aksident trafiku me lëndime trupore të ndodhur më 16 korrik në kryeqytet.

Njësia e trafikut të kryeqytetit ka ndërmarrë veprime hetimore menjëherë pas raportimit të aksidentit për të sqaruar rrethanat e rastit, raporton lajmi.net

“Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit,” thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia, dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar procedurë penale ndaj tyre për veprën “Deklarim i rremë”./Lajmi.net/