“Kijamet” në Mitrovicë, fryma e madhe ngrit pluhurin e “Fafosit” dhe mbulon daljen e qytetit
Në disa zona të Kosovës, sot janë raportuar erëra të forta. Një gjë e tillë pak më parë është parë në Mitrovicë, ku nga disa pamje, shihet se si fryma e madhe ngrit pluhurin e “Fafosit” dhe mbulon daljen e qytetit. Derisa duket se kjo gjendje e ka vështirësuar qarkullimin e veturave në këtë pjesë.…

Lajme
Në disa zona të Kosovës, sot janë raportuar erëra të forta.
Një gjë e tillë pak më parë është parë në Mitrovicë, ku nga disa pamje, shihet se si fryma e madhe ngrit pluhurin e “Fafosit” dhe mbulon daljen e qytetit.
Derisa duket se kjo gjendje e ka vështirësuar qarkullimin e veturave në këtë pjesë.
Ndryshe se do të ketë ndryshim të kohës sot lajmëroi edhe IHMK, ku apeloi për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites. /Lajmi.net/