“Ti s’mundesh me më tregu çka them unë” – Rashit Qalaj i shkon të ulësja Avni Deharit pasi kërkoi nga regjia t’ia ndal mikrofonin

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj sot nuk është ndalur së deklaruari nga foltorja e Kuvendit edhe pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari i ka ndalur mikrofonin. Ai ka thënë se PDK është e vetëdijshme që do të duhej moti të ndërtohen dhe t’i kemi institucionet e Kosovës, shkruan lajmi.net. Derisa Dehari i ka ndal mikrofonin,…

Lajme

17/07/2025 11:30

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj sot nuk është ndalur së deklaruari nga foltorja e Kuvendit edhe pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari i ka ndalur mikrofonin.

Ai ka thënë se PDK është e vetëdijshme që do të duhej moti të ndërtohen dhe t’i kemi institucionet e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Derisa Dehari i ka ndal mikrofonin, Qalaj i ka shkuar te ulësja e tij duke i thënë se ai nuk mund ta mësoj se çka të thotë.

“Pavarësisht që ky e ka ndal si instrument që është bërë, po them që ne është dashur qysh moti të kemi institucione të këtij vendi dhe është hera e 48-të që po mblidhemi pa ndonjë rezultat. Të dashur qytetarë ne tani jemi të vetëdijshëm për këtë rezultat, duke e ditur që qytetarët presin ne të miratojmë ligje këtu, dhe vendi është pa institucione, pa Qeveri pa grupe parlamentare”, ka thënë  Qalaj i cili nuk ndalej së foluri ndonëse mikrofoni ishte i ndalur.

Deputetët e VV-së e më së shumti Adriana Matoshi dëgjoheshin derisa krijonin zhurma që ai të mos dëgjohej.