Seanca e 48-të përfundon njëjtë si ato parapraket – Kuvendi mbetet i pakonstituuar
Sot, është mbajtur seanca e 48-të me radhë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë kanë marrë pjesë 100 deputetë, shkruan lajmi.net. Edhe në këtë seancë si në shumicën prej tyre, kryesuesi i seancës ka ftuar deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe të propozojnë një anëtarë për komisionin për votimin e…

Lajme
Sot, është mbajtur seanca e 48-të me radhë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në këtë seancë kanë marrë pjesë 100 deputetë, shkruan lajmi.net.
Edhe në këtë seancë si në shumicën prej tyre, kryesuesi i seancës ka ftuar deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe të propozojnë një anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë.
Këto parti as nuk kanë propozuar anëtarë e as nuk kanë marrë fare pjesë në komisionin për votimin e fshehtë.
Komisioni për votimin e fshehtë ka marrë 51 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca e radhës sipas kryesuesit të seancës, Avni Deharit do të mbahet pas 48 orëve më 19 korrik 2025.