Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve
Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar katër persona të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të raportuara tri ditë më parë. “Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione…

Lajme
Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar katër persona të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të raportuara tri ditë më parë.
“Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende të tjera.
Disa nga sendet e vjedhura, si telefoni gjetur, i janë kthyer pronarit legjitim.
“Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.