Zjarri në një banesë tek Parku i Qytetit në Prishtinë – Policia jep detaje
Një banesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 21:00. Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net, shihet se flakët kanë përfshirë katin më të lartë të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur është përhapur mbi zonën përreth. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin…

Lajme
Një banesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 21:00.
Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net, shihet se flakët kanë përfshirë katin më të lartë të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur është përhapur mbi zonën përreth.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se nga ky zjarr nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërkohë hetimet janë duke vazhduar./Lajmi.net/