Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit dhe ambulanca në vendgjarje
Një banesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri para pak minutash. Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net, shihet se flakët kanë përfshirë katin më të lartë të ndërtesës. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së…

Lajme
Një banesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri para pak minutash.
Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net, shihet se flakët kanë përfshirë katin më të lartë të ndërtesës.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente./Lajmi.net/