“Kushte të tmerrshme” – Mbyllen dy strehimore të qenve në Ferizaj
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur dy strehimore të qenve në komunën e Ferizajt, pas një inspektimi të realizuar në këto lokacione që vepronin në mënyrë të paligjshme. Sipas AUV-së, gjatë kontrollit të realizuar nga inspektorati veterinar, është konstatuar se qenët që ishin marrë në adaptim nga komuna e Prishtinës ndodheshin në kushte të…

Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur dy strehimore të qenve në komunën e Ferizajt, pas një inspektimi të realizuar në këto lokacione që vepronin në mënyrë të paligjshme.
Sipas AUV-së, gjatë kontrollit të realizuar nga inspektorati veterinar, është konstatuar se qenët që ishin marrë në adaptim nga komuna e Prishtinës ndodheshin në kushte të papërshtatshme dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e kafshëve. Po ashtu, u theksua mungesa e kujdesit ndaj shëndetit dhe mirëqenies së qenëve nga ana e personave përgjegjës për strehimoret.
Sipas raportit të inspektimit, disa nga kafshët e strehuara kishin ngordhur si pasojë e neglizhencës dhe kushteve të rënda. Si rezultat, AUV ka marrë vendim për mbylljen e menjëhershme të këtyre strehimoreve dhe kthimin e qenve në strehimore të licencuara nga komuna e Prishtinës, raporton lajmi.net
Autoritetet kanë njoftuar se pas përfundimit dhe kompletimit të hetimeve, rastet do të procedohen në gjykatë. Ndaj personave përgjegjës do të iniciohen procedura ndëshkimore, ndërsa AUV ka bërë të ditur se çdo veprim jo human ndaj kafshëve do të trajtohet me seriozitet dhe do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për parandalimin e keqtrajtimit.
Agjencia rikujton se të drejtat e kafshëve janë të garantuara me ligj dhe se institucionet janë të përkushtuara në mbrojtjen e tyre./Lajmi.net/