Bellingham dhe Musiala, dyshja që do të jenë në kopertinën e lojës së famshme “FC 26”

Loja e famshme “FC”, ose e njohur si “FIFA” është një ndër lojërat më të popullarizuara në botë. Çdo edicion të “FC”, në kopertinën e kësaj loje vendoset një futbollist. Këtë herë do të ketë dy lojtarë, me Jude Bellinghamin dhe Jamal Musialën që do të jenë fytyrat kryesore të lojës së famshme. Bellingham rikthehet…

Sport

16/07/2025 16:28

Loja e famshme “FC”, ose e njohur si “FIFA” është një ndër lojërat më të popullarizuara në botë.

Çdo edicion të “FC”, në kopertinën e kësaj loje vendoset një futbollist.

Këtë herë do të ketë dy lojtarë, me Jude Bellinghamin dhe Jamal Musialën që do të jenë fytyrat kryesore të lojës së famshme.

Bellingham rikthehet për herë të dytë pasi që kishte qenë edhe në kopertinën e “FC25”.

Si çdo vjet “FC 26”, do të lansohet në fund të shtatorit në të gjitha platformat e videolojërave.