Abdixhiku takon deputetë gjermanë, flasin për zhvillimet politike në vend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim, deputetët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe Jan Metzler. Në këtë takim, Abdixhiku dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre çështjeve. “Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën,…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim, deputetët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe Jan Metzler.
Në këtë takim, Abdixhiku dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre çështjeve.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane”, thuhet në postimin e partisë në Facebook.
Ndër të tjera, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.