Hamza për vendimin e Speciales: Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka reaguar me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në lidhje me rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ku rrëzoi mocionin e mbrojtjes për hedhjen poshtë të aktakuzës. Hamza në reagimin e tij është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës, shkruan lajmi.net “Shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i…

Lajme
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka reaguar me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në lidhje me rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ku rrëzoi mocionin e mbrojtjes për hedhjen poshtë të aktakuzës.
Hamza në reagimin e tij është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës, shkruan lajmi.net
“Shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale për mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik.”, tha ai ndër të tjera në postimin e tij, duke e theksuar se Gjykata Speciale ka ardhur si kërkesë e aleatëve tanë.
Postimi i plotë:
Shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale për mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik. Ne e kemi krijuar Gjykatën Speciale si përgjigje ndaj kërkesës së aleatëve tanë dhe si besim në drejtësinë ndërkombëtare. Nuk e kemi krijuar që bashkësia ndërkombëtare përmes saj të realizojë agjenda politike jashtë çdo logjike juridike.
Kosova nuk do të lejojë që lufta për liri e popullit tonë të komprometohet në emër të një balancimi të rremë të drejtësisë. Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë!