Mehmetaj: Me pritë drejtësi prej Gjykatës Speciale është sikur me prite respektim te ligjit prej Qeverisë së Kurtit
Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku hodhi poshtë mocionin e mbrojtjes në rastin e “Thaçit dhe të tjerëve”. “Me pritë drejtësi prej Gjykatës Speciale është sikur me prite respektim te ligjit prej Qeverisë së Albin Kurtit. Nuk ka qysh se janë të krijume për të kundërtën.”, shkroi Mehmetaj…

Lajme
Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku hodhi poshtë mocionin e mbrojtjes në rastin e “Thaçit dhe të tjerëve”.
“Me pritë drejtësi prej Gjykatës Speciale është sikur me prite respektim te ligjit prej Qeverisë së Albin Kurtit. Nuk ka qysh se janë të krijume për të kundërtën.”, shkroi Mehmetaj në postimin e tij.
Gjykata Speciale e ka rrëzuar mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të rrëzuar pjesë të caktuara në aktakuzën ndaj tyre për krime të pretenduara të luftës.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nuk kishte “bazë ligjore” për ta rrëzuar ndonjë prej pjesëve të aktakuzës./lajmi.net/