Arrestohet një person në Mitrovicë, plagosi një person në Gojbuljë të Vushtrrisë – Policia po kërkon edhe dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i moshës 40 vjeçare me inicialet F.A në Mitrovicë. Ai dyshohet të jetë përfshirë në veprën penale ‘vrasje në tentativë’. Sipas Policisë, i dyshuari ka plagosur me armë zjarri një person që ishte duke ruajtur një pronë private më 12 korrik të këtij viti. Viktima është dërguar për…

Lajme

15/07/2025 18:35

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i moshës 40 vjeçare me inicialet F.A në Mitrovicë. Ai dyshohet të jetë përfshirë në veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

Sipas Policisë, i dyshuari ka plagosur me armë zjarri një person që ishte duke ruajtur një pronë private më 12 korrik të këtij viti. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes, si prova materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Nga veprimet e deritanishme hetimore, në kërkim policor mbeten edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i Policisë: