Kica-Xhelili reagon pas vendimit të Gjykatës Supreme: Pas 27 marsit 2025, çdo vendim që ka ndërmarrë qeveria Kurti është i paligjshëm

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ të ministrit në dorëheqje Hekuran Murati për punën e arkave fiskale. Ajo ka thënë se Gjykata Supreme përmes këtij vendimi e ka konfirmuar qartë se Albin Kurti dhe ministrat e tij e kanë shkelur ligjin, shkruan…

Lajme

15/07/2025 18:06

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ të ministrit në dorëheqje Hekuran Murati për punën e arkave fiskale.

Ajo ka thënë se Gjykata Supreme përmes këtij vendimi e ka konfirmuar qartë se Albin Kurti dhe ministrat e tij e kanë shkelur ligjin, shkruan lajmi.net.

“Ka 4 muaj tashmë që ne kemi reaguar publikisht se askush që është certifikuar si deputet nuk ka të drejtë të sillet ende si ministër apo kryeministër dhe të marrë vendime të reja ekzekutive. Tani kjo është fakt i konfirmuar nga gjykata e rregullt më e lartë në vend, e cila ka trajtuar rastin e ish-ministrit Murati që nuk është rast i izoluar i kësaj sjelljeje të kundërligjshme, dhe vlen për gjithë ish-kabinetin Kurti”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo ka thënë se pas 27 marsit, çdo vendim, çdo nënshkrim dhe çdo veprim i ri që ka ndërmarrë qeveria Kurti është i paligjshëm dhe sipas saj, kjo është prova që ata e kanë trajtuar shtetin si pronë private.

“Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale pikërisht për këto shkelje. Tashmë Prokuroria Speciale nuk ka më asnjë arsye të pres e as zvarris: ka në dorë precedentin gjyqësor më aktual që gjithë ish-kabineti i Kurtit, bashkë me të, të hetohet dhe ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të kompetencave pas datës 27 mars 2025”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se Ligji për Qeverinë, përkatësisht nenet 28 dhe 29 e përcaktojnë qartë se mandati i Qeverisë së Kosovës përfundon me përfundimin e mandatit katër vjeçar të Kuvendit dhe se mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon në rast të zgjedhjes së tyre deputet. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj në Facebook: