Haxhiu e thotë hapur: Do ketë takime Kurti-Limaj

Sot është seanca e 47-të me radhë ku po tentohet të arrihet konsituimi i Kuvendit. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk pret ndryshime as në seancën e sotme. Haxhiu konfirmoi se do të ketë takime në mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismas, Fatmir Limaj, pasi siç deklaroi…

Lajme

15/07/2025 10:39

Sot është seanca e 47-të me radhë ku po tentohet të arrihet konsituimi i Kuvendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk pret ndryshime as në seancën e sotme.

Haxhiu konfirmoi se do të ketë takime në mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismas, Fatmir Limaj, pasi siç deklaroi ajo të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim, transmeton lajmi.net.

“Ende nuk kemi diçka konkrete”.

Por në pyetjen nëse Limaj do të këmbëngulte për kryeparlamentar, Haxhiu u përgjigj se VV-ja ka dhënë qëndrim e propozim.

“Duke qenë se është emri im në kandidaturë, nuk mund të them më shumë”./Lajmi.net/