Rritet numri i vjedhjeve të rënda- brenda 24 orëve vjedhje u kryen brenda shtëpive e lokaleve
Qytetarë të shumtë janë duke u përballur me vjedhje të rënda të cilët po ndodhin në lokale apo shtëpitë përkatëse. Vetëm brenda 24 orëve gjashtë raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar në lokacione të ndryshme të vendit. Në Prishtinë, Graçanicë, Viti, Prizren, Suharekë dhe Rahovec. Në të shumtën rasteve theksohet se persona të panjohur…

Lajme
Qytetarë të shumtë janë duke u përballur me vjedhje të rënda të cilët po ndodhin në lokale apo shtëpitë përkatëse.
Vetëm brenda 24 orëve gjashtë raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar në lokacione të ndryshme të vendit.
Në Prishtinë, Graçanicë, Viti, Prizren, Suharekë dhe Rahovec.
Në të shumtën rasteve theksohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekt nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme, transmeton lajmi.net.
Prishtinë / 14.07.2025 – NN. raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në një zyrë, me ç’rast kanë vjedhur gjësende te ndryshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.
Graqanicë / 30.06.2025 – 15:00. Më 14.07.2025, raportohet se te dyshuar të panjohur kanë kryer vjedhje nga një shtëpi. Rasti në procedurë hetimore.
Viti / 14.07.2025 – 10:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë kryer vepren e larcekur në një objekt të pabanuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren / 14.07.2025 – 04:30. Raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në një shtëpi me ç’rast kanë kryer vepren e lartcekur. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.
Suharekë / 14.07.2025 – 08:11. Raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të një objekti dhe kanë kryer vepren e lartcekur. Rasti në procedure hetimore.
Rahovec / 13-14.07.2025 – 23:00-04:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur një kasafortë. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore./Lajmi.net/