Nagavci ia huq emrit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka gabuar emrin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Në një videoadresim të publikuar në profilin e saj në Facebook, së njëjtës agjenci i është referuar si “Agjencia e Akreditimit të Kosovës”. Një agjenci e tillë, me të njëjtin emërtim, nuk ekziston. Derisa ka njoftuar për rikthimin e AKA-së…

Lajme

14/07/2025 19:17

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka gabuar emrin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Në një videoadresim të publikuar në profilin e saj në Facebook, së njëjtës agjenci i është referuar si “Agjencia e Akreditimit të Kosovës”. Një agjenci e tillë, me të njëjtin emërtim, nuk ekziston.

Derisa ka njoftuar për rikthimin e AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Nagavci ka thënë: “Kjo arritje tregon se Agjencia e Akreditimit të Kosovës, ka plotësuar standardet më të larta të cilësisë në arsimin e lartë”.

Ndryshe, sot është bërë e ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas vlerësimit pozitiv nga ekipi i pavarur i ekspertëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).

EQAR është institucioni më i lartë evropian që regjistron agjenci të cilat veprojnë në përputhje me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë (ESG).