Kryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit i kushton vendit 882 milionë euro

Pavarësisht se zgjedhjet u mbajtën më 9 shkurt, Kosova vazhdon të jetë me qeveri në detyrë e me Kuvend të pakonstituuar. E në lidhje me këtë, Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci tha se moskonstituimi i Kuvendit tash e tre muaj, e ka lënë vendin pa 882 milionë euro. Kjo referuar Planit të…

Lajme

14/07/2025 12:26

Pavarësisht se zgjedhjet u mbajtën më 9 shkurt, Kosova vazhdon të jetë me qeveri në detyrë e me Kuvend të pakonstituuar.

E në lidhje me këtë, Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci tha se moskonstituimi i Kuvendit tash e tre muaj, e ka lënë vendin pa 882 milionë euro.

Kjo referuar Planit të Rritjes së Bashimit Evropian, marrëveshje ndërkombëtare kjo që duhet të ratifikohet në Parlament para se të mund të disbursohen paratë.

“882 milione euro te bllokuara per shkak te nje Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, shkroi Kreziu./Lajmi.net/