Krasniqi shkruan për takimin me Hanrahan: Biseduam për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, me njohjen reciproke në qendër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot Zyrtarin e Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan. Krasniqi ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, shkruan lajmi.net. “Ritheksova përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë…

Lajme

13/07/2025 18:14

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot Zyrtarin e Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan.

Krasniqi ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, shkruan lajmi.net.

“Ritheksova përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve. Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, ekonomi të fortë dhe zhvillim në çdo fushë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se ka theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar.

“Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është, dhe do të mbetet, një partnere e palëkundur e tyre”, ka shtuar mes tjerash Krasniqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: