Shtime: I mituri dyshohet se ka përdhunuar një tjetër të mitur mashkull – Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Themelore me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj një të mituri të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 10 korrik 2025,…

Lajme

12/07/2025 21:23

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Themelore me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj një të mituri të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 10 korrik 2025, rreth orës 13:00, në një pyll në fshatin Gllavicë të Komunës së Shtimës, i mituri, me përdorim të forcës, ka keqpërdorur seksualisht një tjetër të mitur të gjinisë mashkullore. Rasti është klasifikuar si vepër penale “Dhunimi” sipas nenit 227 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 4, nënparagrafin 4.2 dhe paragrafin 1 të KPRK-së, transmeton lajmi.net

I mituri ndodhet nën masën e ndalimit që nga data 11 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit. Prokuroria është duke vazhduar me hetimet dhe mbledhjen e provave të nevojshme për procedim të mëtejshëm./lajmi.net/