Dorëzohet në Polici i dyshuari për drogë dhe armë zjarri në Pejë, dërgohet në mbajtje
Personi i dyshuar për posedim të rreth një kilogrami substancë narkotike dhe dy armë zjarri, në Pejë ka vendosur të dorëzohet para organeve të rendit. Sipas informacioneve të fundit të Lajmi.net thuhet se i dyshuari është paraqitur sot në stacionin e Policisë në Pejë. Rastin e konfirmoi dje për Lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në…

Lajme
Personi i dyshuar për posedim të rreth një kilogrami substancë narkotike dhe dy armë zjarri, në Pejë ka vendosur të dorëzohet para organeve të rendit.
Sipas informacioneve të fundit të Lajmi.net thuhet se i dyshuari është paraqitur sot në stacionin e Policisë në Pejë.
Rastin e konfirmoi dje për Lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ku tha se personi i dyshuar ndodhet në arrati.
Ndërkaq sipas Policisë sot me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale. Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë./Lajmi.net/