Enrique: Ndeshja ndaj Chelseas nuk do të jetë formalitet
Të dielen zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube. Kampioni aktual i Champions League, PSG do të përballet me fituesin e fundit të Conference League, Chelsean. Edhe pse PSG është favorite në letër dhe kështu shihet edhe nga analistë e tifozë të shumtë të futbollit, trajneri i skuadrë franceze, Luis Enrique ka thënë se…

Sport
Të dielen zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube.
Kampioni aktual i Champions League, PSG do të përballet me fituesin e fundit të Conference League, Chelsean.
Edhe pse PSG është favorite në letër dhe kështu shihet edhe nga analistë e tifozë të shumtë të futbollit, trajneri i skuadrë franceze, Luis Enrique ka thënë se nuk do ta kenë të lehtë.
“A do të jetë kjo ndeshje thjesht një formalitet? Absolutisht jo. E analizova Chelsean, ata kanë një skuadër të shkëlqyer, trajneri Enzo Maresca punon shumë mirë, më pëlqen shumë ajo që ofron, duke luajtur nga mbrojtja, duke pasur një profil teknik të lojtarëve. Ata janë një skuadër shumë e kompletuar, e cila përfundoi e katërta në Premier League dhe fitoi Europa Conference League pas një sezoni shumë të mirë.
“Ne do ta marrim këtë ndeshje 100% dhe do të përpiqemi t’i japim fundin ideal këtij sezoni historik. Tani duhet të hapim kapitullin tjetër, të fitojmë më shumë trofe të mëdhenj dhe e diela është ndeshja e fundit e sezonit, të cilën mezi e presim”, ka deklaruar Enrique.
Finalja e madhe e Kupës së Botës për Klube mes PSG-së dhe Chelseas zhvillohet të dielen më fillim nga ora 21:00 në stadiumin ”MetLife” në New Jersey.