“Konkurs për deputetë të ri”-​Shoqëria civile proteston para hyrjes kryesore të Kuvendit

“Kur t’ju bohet BOLL- Kallëzoni”, “Konkurs për deputetë të ri”, dhe “Krizën çojeni në shtëpitë tuaja”, janë disa nga mbishkrimet në protestën e organizatave të shoqërisë civile. Pjesëtarë të organizatave të ndryshme në vend po protestojnë sërish para hyrjes kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës. Ata po kundërshtojnë bllokadën dhe ngërçin institucional. Protesta e…

Lajme

11/07/2025 11:17

“Kur t’ju bohet BOLL- Kallëzoni”, “Konkurs për deputetë të ri”, dhe “Krizën çojeni në shtëpitë tuaja”, janë disa nga mbishkrimet në protestën e organizatave të shoqërisë civile.

Pjesëtarë të organizatave të ndryshme në vend po protestojnë sërish para hyrjes kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës. Ata po kundërshtojnë bllokadën dhe ngërçin institucional.

Protesta e tyre po bëhet para fillimit të seancës, ku për herë të 45-të po tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të kuvendit.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë formimi i institucioneve të reja.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.