Fantastike – Kosova fiton kundër Danimarkës në “Counter Strike 2” – shkëlqen “JuanFlatroo”
Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje në Counter-Strike 2, duke triumfuar ndaj njërës prej favoriteve kryesore të turneut – Danimarkës – në kuadër të Kampionatit Evropian të Esports që po mbahet në Prishtinë. Me këtë fitore, Kosova ngjitet në krye të grupit të saj, duke dhënë sinjale të qarta se…

Sport
Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje në Counter-Strike 2, duke triumfuar ndaj njërës prej favoriteve kryesore të turneut – Danimarkës – në kuadër të Kampionatit Evropian të Esports që po mbahet në Prishtinë.
Me këtë fitore, Kosova ngjitet në krye të grupit të saj, duke dhënë sinjale të qarta se është pretendente serioze për fazat e mëdha të garës, transmeton lajmi.net
Ndeshja u zhvillua në sallën “1 Tetori”, ku atmosfera ishte elektrizuese dhe përplot me tifozë që mbështetën ekipin kombëtar. Kosova e nisi ndeshjen me humbje në map-in “Train”, por u rikthye në mënyrë spektakolare duke fituar map-at “Mirage” dhe “Ancient” dhe përmbyllur duelin me rezultat përfundimtar 2:1.
Në këtë përballje të zjarrtë shkëlqeu Flatron “juanflatroo” Halimi, i cili ishte lojtari më vendimtar i takimit me plot 70 kills gjatë gjithë lojës, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje historike.
Danimarka, e njohur për historinë e saj të pasur në esports dhe si një ndër kombet më të forta në CS2, konsiderohej favorite për ta fituar këtë kampionat, por u ndalua nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila po tregon nivel të lartë gare dhe disiplinë taktike./lajmi.net/