Dominim total: PSG e “fshin” Realin dhe shkon në finale
Paris Saint-Germain ka arritur një fitore mbresëlënëse me rezultat 4:0 ndaj Real Madridit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube. Golat për kampionin evropian i shënuan Fabian Ruiz (6’ dhe 24’), Ousmane Dembele (9’) dhe Gonçalo Ramos (87’), duke e dominuar plotësisht ndeshjen ndaj klubit spanjoll, transmeton lajmi.net Me këtë triumf bindës,…

Sport
Paris Saint-Germain ka arritur një fitore mbresëlënëse me rezultat 4:0 ndaj Real Madridit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube.
Golat për kampionin evropian i shënuan Fabian Ruiz (6’ dhe 24’), Ousmane Dembele (9’) dhe Gonçalo Ramos (87’), duke e dominuar plotësisht ndeshjen ndaj klubit spanjoll, transmeton lajmi.net
Me këtë triumf bindës, PSG kualifikohet për në finalen e madhe, ku më 13 korrik do të përballet me Chelsean për trofeun botëror./lajmi.net/