Policia jep detaje për aksidentin në Nabërgjan ku vdiq një person dhe ishin katër të lënduar – i dyshuari përfundon në ndalim 48-orësh
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gash me anë të një komunikate, transmeton lajmi.net Ai bëri të…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gash me anë të një komunikate, transmeton lajmi.net
Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.
Sipas Policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i një veture të tipit “Peugeot”, gjatë përpjekjes për të kaluar përballë një automjeti tjetër, ka hyrë në shiritin e kundërt të rrugës dhe ka goditur një veturë që po lëvizte në drejtim të kundërt.
Si pasojë e përplasjes, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar; fillimisht janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve, njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Ju informojmë se me datë 09 korrik 2025, rreth orës 12:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Nabergjan-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës Pezho ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa katër tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve njëri nga të lënduarit është dёrguar nё QKUK-Prishtinë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dergoht në ndalim për 48 orë./lajmi.net/