Boca Juniors arrin marrëveshje me Romën për transferimin e Leandro Paredes
Boca Juniors dhe AS Roma kanë arritur marrëveshje për rikthimin e mesfushorit argjentinas Leandro Paredes në klubin nga “La Bombonera”. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur pas negociatave të gjata gjatë javëve të fundit. Paredes pritet të udhëtojë së shpejti drejt Argjentinës për të kryer testet mjekësore dhe për të zyrtarizuar…

Sport
Boca Juniors dhe AS Roma kanë arritur marrëveshje për rikthimin e mesfushorit argjentinas Leandro Paredes në klubin nga “La Bombonera”.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur pas negociatave të gjata gjatë javëve të fundit. Paredes pritet të udhëtojë së shpejti drejt Argjentinës për të kryer testet mjekësore dhe për të zyrtarizuar transferimin, transmeton lajmi.net
Marrëveshja përfshin një tarifë fikse pak më të ulët se klauzola e lirimit prej 3.5 milionë eurosh, por me bonuse dhe shtesa të mundshme që mund ta çojnë vlerën totale deri në këtë shumë.
Paredes, i cili është produkt i akademisë së Boca Juniors, rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë pas një karriere të suksesshme në Evropë me klube si Roma, PSG, Juventus dhe Zenit.
Rikthimi i tij pritet të forcojë ndjeshëm mesfushën e Boca-s në sezonin e ri, ndërsa tifozët mezi presin ta shohin sërish me fanellën e kaltër e verdhë./lajmi.net/