Rasti i Agon Zejnullahut, paralajmërohet protestë për sonte në Lipjan
Një protestë është paralajmëruar për sonte në shesin “Adem Jashari” të Lipjanit, për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në rrethana të dyshimta gjatë ndalimit nga policia. Në thirrjen për protestë të shpërndarë në rrjete sociale bëhet e ditur se ajo do të mbahet nga ora 20:00. “Kush e konsideron veten që ka pak…

Lajme
Një protestë është paralajmëruar për sonte në shesin “Adem Jashari” të Lipjanit, për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në rrethana të dyshimta gjatë ndalimit nga policia.
Në thirrjen për protestë të shpërndarë në rrjete sociale bëhet e ditur se ajo do të mbahet nga ora 20:00.
“Kush e konsideron veten që ka pak moral dhe ndërgjegje, le të jetë pjesë e një proteste paqësore për Agonin, sepse ajo që ndodhi atij mund t’i ndodhë çdonjërit prej nesh”, theksohet mes të tjerash në thirrje.
Lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në orët e hershme të së hënës tashmë janë paraqitur para degës së gjykatës në Lipjan pesë policët e arrestuar.