Deputetët e ish-opozitës vazhdojnë me seancën e Kuvendit
Edhe pse seanca e 44-të dështoi dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi të mbyllur seancën, deputetët e ish-opozitës nga PDK, LDK dhe AAK kanë vazhduar të qëndrojnë në sallë, duke e zhvilluar seancën me deklarime nga foltorja. Të njëjtit po vazhdojnë të deklarohen me radhë në foltore-duke folur për bllokadën e krijuar si dhe…

Lajme
Edhe pse seanca e 44-të dështoi dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi të mbyllur seancën, deputetët e ish-opozitës nga PDK, LDK dhe AAK kanë vazhduar të qëndrojnë në sallë, duke e zhvilluar seancën me deklarime nga foltorja.
Të njëjtit po vazhdojnë të deklarohen me radhë në foltore-duke folur për bllokadën e krijuar si dhe rastet e fundit në kuadër të sigurisë në vend.
Fjalimet e tyre nisën si shenjë proteste ndaj ndaljes së fjalës nga ana e kryesuesit Dehari./Lajmi.net/