“Zgjidhja e vetme është marrëveshja politike” – Limaj: Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë asgjë, nuk ka treguar çka pas 27 korrikut

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës e për të cilën ka thënë se janë në angazhimet e përditshme për të gjetur zgjidhje. Ai ka thënë se në këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër përveç asaj politike. “Besoj tash pas konsumimit të interpretimeve të shumëllojta…

Lajme

09/07/2025 11:25

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës e për të cilën ka thënë se janë në angazhimet e përditshme për të gjetur zgjidhje.

Ai ka thënë se në këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër përveç asaj politike.

“Besoj tash pas konsumimit të interpretimeve të shumëllojta të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, njerëzit janë kthyer dhe kanë pa që kjo çështje është ashtu siç ka qenë prej fillimit. Zgjidhja është përmes veprimeve politike. Këtu duhet të ketë vetëm një zgjidhje politike përmes marrëveshjes. Shpresoj se kjo po shihet tanimë po kuptohet dhe rrugë tjetër nuk ka përveç që të dalim nga kjo situatë me zgjidhje politike.”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se edhe presidentja Osmani pavarësisht takimeve nuk ka çka të bëjë në këtë situatë dhe roli i saj është shumë i kufizuar.

“Kam komunikuar me presidenten dhe do të kemi edhe takime të tjera, jemi në kontakt të vazhdueshëm. Në ato takime është kjo pjesë e shqetësimit. Edhe presidentja, nga roli i vetë në këtë situatë e ka shumë të kufizuar rolin përveç që është shumë e shqetësuar në këtë fazë dhe moment roli është shumë i kufizuar. Përveç vullnetit të mirë që në një tryezë politike të gjendet zgjidhja nuk shoh një rol të Presidencës, dhe presidentja në këtë fazë po e kryen atë që duhet ta kryej”, ka shtuar Limaj.

Në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Limaj ka thënë se ajo nuk ka thënë asgjë dhe 30 ditëshi i caktuar nga kjo Gjykatë ka përfunduar më 15 maj.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë asgjë, ajo datë ka përfunduar me 15 maj. Gjykata Kushtetuese e jep 30 ditë nga fillimi i ftesës së seancës për konstiuim kjo ka ndodhur. Ka ndodhur edhe me pas kandidat të propozuar, edhe votimi pro, kundër apo abstenim. Ajo që ka mbetur peng është çështja e komisionit të votimit të fshehtë, kështu interpretimi im për atë datë është krejt ndryshe se në fakt Gjykata Kushtetuese ka tentuar ta dinamizoj procesin e konstituimit, unë e shoh që brenda saj Gjykata kushtetuese na ka bërë një apel që të intensifikohet të zgjidhjet çështja politike përveç asaj që s’ka thënë asgjë çka pas 27 korrikut dhe këtu zgjidhje tjetër nuk ka pos marrëveshjes politike”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/