Sillen para Gjykatës pesë policët e dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit në Lipjan

Janë sjell para Gjykatës Themelore të Prishtinës-dega në Lipjan, pesë policët e dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan. Sot në këtë Gjykatë do të mbahet seanca e parë dëgjimore pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit. Lajmin për këtë e ka konfirmuar mbrëmë për lajmi.net zëdhënësja e…

Lajme

09/07/2025 10:25

Janë sjell para Gjykatës Themelore të Prishtinës-dega në Lipjan, pesë policët e dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan.

Sot në këtë Gjykatë do të mbahet seanca e parë dëgjimore pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar mbrëmë për lajmi.net zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër më 09.07.2025 në orën 10:30”, pati thënë Gashi.

Pesë policët janë të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut pas dhunës së ushtruar ndaj tij gjatë arrestimit mbrëmjen e së dielës në Lipjan.

Dyshohet se Zejnullahu ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë nga këta polic.

Pesë policët janë ndaluar për 48 orë të hënën ndërsa sot merret vendimi nëse do të iu caktohet paraburgimi prej 30 ditësh.

Ky rast ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa nga akterët politik është kërkuar hetim sa më i shpejtë dhe i drejtë për rastin.