Po luanin poker e lojëra tjera fati në një lokal në Fushë Kosovë – Shoqërohen në Polici dy persona
Policia e Kosovës dje pak minuta para mesnate ka marrë informacion se në një lokal në Fushë Kosovë po zhvillohet aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Në vendngjarje ka dal Policia dhe kanë hasur tetë persona duke luajtur poker dhe lojëra të ndaluara përmes kompjuterit. Pronari i lokalit dhe një dëshmitar tjetër janë shoqëruar…

Lajme
Policia e Kosovës dje pak minuta para mesnate ka marrë informacion se në një lokal në Fushë Kosovë po zhvillohet aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit.
Në vendngjarje ka dal Policia dhe kanë hasur tetë persona duke luajtur poker dhe lojëra të ndaluara përmes kompjuterit.
Pronari i lokalit dhe një dëshmitar tjetër janë shoqëruar në Polici për të dhënë dëshmi ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 45 pako me letra pokeri, një valixhe me 5 çanta me qipsa-fisha pokeri dhe dy shtëpiza dhe DVR të kamerave.
“Fushë Kosovë 08.07.2025, 23:30. Është raportuar se në një lokal është duke u zhvilluar aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë hasur tetë persona duke luajtur poker si dhe duke luajtur lojëra të ndaluara përmes kompjuterit. Janë shoqëruar në stacionin policor dy persona, pronari i lokalit mashkull kosovar në cilësinë e të dyshuarit si dhe njëri dëshmitar mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 45 pako me letra pokeri, një valixhe dhe 5 çanta me qipsa-fisha pokeri dhe dy shtëpiza dhe DVR të kamerave. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/